FemiSan A plus Maca, kapsulat

Formula natyrore për gratë

FemiSan A plus Maca kapsulat është një formulë natyrore e cila kontribuon në ruajtjen e funksioneve fiziologjike normale të organeve riprodhuese tek gratë.

FemiSan A plus Maca kapsulat kontribuojnë në: Pjellorinë dhe riprodhimin normal, në sintezën normale të proteinave dhe të ADN-së; kanë rol në procesin e ndarjes së qelizave.

Rregullimin e aktivitetit hormonal dhe të shëndetit të organeve riprodhuese. Uljen e parehatisë menstruale.

FemiSan A plus Maca kapsulat janë një produkt tërësisht natyror në bazë të bimëve pa efekte anësore. I balancojnë funksionet e trupit dhe e ruajnë shëndetin riprodhues të grave nga adoleshenca deri në menopauzë. Nuk përmbajnë hormone ose konservues. Nëse përdoren sipas udhëzimeve, mund të përdoren për një kohë të pacaktuar.

Gratë gjatë periudhës riprodhuese shpesh përballojnë më disa nga vështirësitë e mëposhtme:

  • Cistat në vezoret
  • Miomet e mitrës
  • Çrregullimet e ciklit menstrual
  • Dhimbjet menstruale
  • Endometrioza
  • PCOS - sindromi i vezoreve policistike
  • Ndryshimet fibrocistike të gjirit
  • Infertiliteti femëror – steriliteti
  • Plagët në qafën e mitrës
  • PMS

Koha moderne në të cilën jetojmë na ofron përparësi dhe komoditete të mëdha, por shpesh ne i paguajmë shtrenjtë: gjithmonë jemi në zhurmë, në stres, provojmë të balancojmë obligime dhe detyra. Shpesh ndihemi si një tren i pandalshëm dhe nuk kemi kohë të mendojmë se çfarë pasoja lë në shëndetin tonë, derisa është tepër vonë. Ritmi modern i jetës posaçërisht i prek gratë, të cilat janë mbingarkuara me karriera dhe obligime familjare. Për këtë shkak vizita të rregullta gjinekologjike janë të nevojshme dhe bimët mjekësore janë një zgjidhje ideale për t′i zvogëluar dhe t′i parandaluar problemet e lidhura me shëndetin e organeve riprodhuese tek gratë.

Përmbajtja

Përmbajtja e produktit përfshin ekstraktët e bimëve të mëposhtme:
Manteli i zonjave (Alchemilla vulgaris)
Bari mijëfletësh (Achillea millefolium)
Kalendula (Calendula officinalis)
Kamaroshja rrënjëmadhe (Geranium macrorrhizum)
Rrënja e makës (Lepidium meyenii)
Shtrapëri (Capsella bursa-pastoris)
Zinku

MANTELI I ZONJAVE (ALCHEMILLA VULGARIS)

Kjo bimë të jashtëzakonshme për shekuj ka qenë e njohur nga gratë që kanë kërkuar shpëtim në të. Ajo i lehtëson simptomat paramenstruale, menstruacionet e dhimbshme të shkaktuara nga çrregullimet si endometrioza, adenomioza, miomet e mitrës ose inflamimet. Është e shkëlqyeshme në ngushtimin e enëve të gjakut, të stomakut dhe të zorrëve për shkak të përqindjes së lartë të taninës. Për këtë shkak nuk është vetëm efikase në problemet e grave, por edhe për çrregullimet e organeve digjestive, ulçërat, diarre dhe gjakderdhje. Është provuar të ketë një efekt antitumor.

BARI MIJËFLETËSH (ACHILLEA MILLEFOLIUM)

E njohur nga koha antike, bari mijëfletësh është spazmolitik - i lehtëson ngërçat dhe dhimbjen, posaçërisht në barkun e ulët, pra është shumë efikase për dhimbje menstruale ose parehati të shkaktuara nga sëmundjet e tjera të organeve riprodhuese.

KALENDULA (CALENDULA OFFICINALIS)

Edhe bima por edhe lulja kanë një ndikim antimikrobial. Kalendula i qetëson inflamimet dhe është shumë efikase në shërimin e plagëve dhe të djegieve. Jo vetëm se ajo ndihmon tek çrregullimet e organeve riprodhuese femërore, por edhe tek çrregullimet gastrointestinale – ulcerat, opstipacioni dhe parazitët. Është një diuretik të shkëlqyeshëm dhe kjo shihet gjatë PMS-it kur ndihmon me eliminimin e ujit të tepërt nga organizmi.

KAMAROSHJA RRËNJËMADHE (GERANIUM MACRORRHIZUM)

Kjo bimë gjerësisht është e njohur si bartësi i shëndetit dhe të jetëgjatësisë. Kamaroshja e qetëson fryrjen e cila është edhe një nga simptomat e PMS-it. Ndihmon në shërimin e plagëve dhe të djegieve, e balancon presionin e gjakut dhe vepron si një sedativ i butë. Ka ndikime të forta antioksidante, i ndihmon organizmit t′i eliminojë radikalet e lira dhe në këtë mënyrë ta forcojë imunitetin. I eliminon mikrobet dhe e mbron mëlçinë.

MACA (LEPIDIUM MEYENII)

Maca vjen nga pjesët e ashpra të Andës, kur për shekuj u ka rezistuar kushteve ekstreme të motit. Në mjekësi tradicionale përdoret më shumë se 2000 vjet si ilaç për sëmundje të shumta, për forcimin e trupit dhe rezistencën. Besohet se Maca me efikasitet i largon simptomat e reumatizmit, e stimulon metabolizmin dhe e heq depresion. E forcon kujtesën, në mënyrë efikase i eliminon pasojat e stresit dhe çrregullimet posttraumatike, ndihmon me anemi, mbajtjen e ujit në organizëm dhe alkoolizmin. Maca e ngre nivelin e energjisë, i balancon hormonet dhe e forcon pjellorinë – tek gratë, por edhe tek burrat. U ndihmon grave gjatë periudhës riprodhuese në jetën, por gjithashtu edhe gjatë perimenopauzës dhe menopauzës.

SHTRAPËRI (CAPSELLA BURSA-PASTORIS)

Kjo bimë mjekësore e rregullon presionin e gjakut dhe e forcon zemrën. Me shumë efikasitet e ndalon gjakderdhjen dhe i shëron plagët dhe djegiet. Ndihmon tek problemet menstruale dhe paramenstruale, gjakdherdhjen e zgjatur dhe çrregullimet e ciklit.

ZINKU

Ky element thelbësor ka një rol të madh në funksionet e shumta biologjike: e rregullon metabolizmin, aktivitetin gjenetik, funksionet e kockave dhe të muskujve, funksionet mendore, i mbron qëlizat, e ndihmon rritjen dhe zhvillimin, ndikon në shëndetin e syve dhe të të pamit, e rregullon nivelin e insulinës, aktivitetin e sistemit imunitar, ka ndikim antioksidant, e mbron shëndetin e lëkurës... Zinku gjithashtu është i nevojshëm për mbajtjen e balancimit hormonal dhe të pjellorisë tek gratë dhe burrat.

Përdorimi

Trajtimi – 2 kapsulat dy herë për ditë, para ngënies. Merrni një dozë (dy kapsulat) drejtëpërdrejtë ose përmbajtjen e shpërndani në një gotë uji, çaj të ngrohtë ose lëng.
Për qëllime parandaluese – 1 kapsulë dy herë për ditë, para ngënies. Merrni një dozë (një kapsulë) drejtëpërdrejtë ose përmbajtjen e shpërndani në një gotë uji, çaj të ngrohtë ose lëng.

Efektet e padëshiruara

Nuk janë të njohura.

NDIKIMI I PRODUKTIT NDAJ BARNAVE TË TJERA

Nuk ka ndikim negativ.

KUNDËRINDIKIME

FemiSan A plus Maca kapsulat nuk duhet të përdoren gjatë shtatzënisë.

Mënyra e ruajtjes

Produktin mbajeni në temperaturë dhome, në një vend të errët, në pakëtim origjinal

DATA E SKADENCËS

E shtypur në kuti

Standardet

FemiSan A plus Maca kapsulat është një produkt pa gluten, të prodhuar në përputhje më Praktikën e Mirë të Fabrikimit, në përputhje me kërkesat e standardeve ISO9001:2015 dhe HACCP sistemit e kontrollimin e cilësisë. Ato kanë certifikim Hallall, sipas mendimit të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Sërbisë.

Të regjistruar

Produkti dietetik – shtojca dietetike FemiSan A plus Maca kapsulat është regjistruar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Sërbisë për produkte dietetike në faqen 1044, nën numër 10435/2017 më 28. mars 2017. Mendimi i ekspertëve dhe kategorizimi për produkt dietetik ka lëshuar Fakulteti i Farmacisë në Novi Sad të Universitetit Akademia e Biznesit, numri 2875-147-30 më datë 17. nëntor 2017 kurse Instituti i Shëndetit publik në Kragujevc e ka lëshuar mendimin e ekspertëve për vlefshmërinë shëndetësore nën numrin D252 më datë 20. mars 2017.

Prodhon

Herba Svet d.o.o, Beograd

Informatat

+383 49 69 23 00

+383 49 69 22 20

Përvojat

Të gjitha tregimet e mësipërme janë deklarata të vërteta, të pranuara nga përdoruesit tanë

Kontakti

Nëse i keni propozimet, sugjërimet ose dëshironi të bëni një pyetje për produktet tona, na kontaktoni.
Linja informative për të gjitha konsultimet me ekspertët:

+383 49 69 23 00

+383 49 69 22 20

Mundeni të na kontaktoni edhe përmes e-mailit: herbasvet@yahoo.com

Certifikatat