
FEMISAN A
Pika bimore
FEMISAN A zakonisht përdoret për të trajtuar simptomat në vijim:
• cistat në vezore
• miomet e mitrës
• çrregullimet e ciklit menstrual
• mentruacionet e dhimbshme
• endometriozën
• PCOS – sindromën e vezoreve policistike
• ndryshimet fibrocistike në gjinj
• infertilitetin e grave-sterilitetin
• plagët në qafën e mitrës
• PMS (sindromin premenstrual)
Përbërja: Alchemillae folium, Millefolii herba, Petroselini fructus, Calendulae flos, Geranii robertiani herba, Polygoni herba.
Përdorimi
Tek ciklet menstruale të parregullta në fillim të pubertetit dhe më vonë, dismenoree-a (menstruacionet e dhimbshme), inflamacionet akute dhe kronike të vezoreve, inflamacionet akute dhe kronike të mitrës, grupi i tretë dhe i gjashtë i sekrecionit vaginal, cistat beninge në vezore, miomet, cistat në gjinjë të shkaktuara si rezultat i zhbalancimit hormonal, sindromi para menstrual - PMS.
Veprimi:
FEMISAN A është produkt dietetik në bazë të bimëve të shëndetshme të zgjedhura me kujdes, pa substanca të shtuara artificiale, ngjyra, dhe hormone. Shërben për të ruajtur shëndetin dhe funksionin e organeve riprodhuese tek gratë që nga pubertetit e deri në menopauzë. Apiol ndihmon në ribalancimin e hormoneve tek individët me cikle të çrregulluara, mungesë të plotë të menstruacioneve dhe vezore cistike dhe policistike duke stimuluar mikroqarkullimin në vezore dhe rrjedhjen e substancave të dobishme nga ekstraktet e bimëve medicinale. Së bashku me Geranium robertcianum, apioli ka efekt të jashtëzakonshëm në funksionin e vezoreve, si dhe në eliminimin e cistave dhe rritjen e fertilitetit. Shumë bimë që përmban Femisan A kanë efekt spazmolitk, që ulin ngërçet e mitrës dhe lehtësojnë ciklet e dhimbshme. Alchemie Vulgaris është bimë me përmbajtje të lartë të taninës. Forcon mitrën dhe ligamentet e mitrës dhe është shumë i dobishëm në parandalimin e shfaqjes së cistave dhe miomeve. Femisan A lehtëson inflamacionet në vezore dhe mitër nën ndikimin e fortë të vajrave esenciale, taninës, dhe heterozideve të sulfurit të cilët konsiderohen si antiseptik të fuqishëm bimor.
Mënyra e përdorimit:
Shtoni 20-30 pika FEMISAN A në 1 dl ujë.Të pihet tre herë në ditë para ushqimit. Përdorimi i pikave rekomandohet në periudhë prej 2-8 muaj, me një pushim dy-javor pas çdo 2 muajsh.
Në dismenore (menstruacionet e dhimbshme), pikat të merren 3-5 ditë para ciklit dhe gjatë ciklit, 3 herë në ditë nga 20 pika.
Pikat mund të përdoren edhe si parandalim 1-2 herë në ditë nga 20 pika.
Efektet anësore: nuk janë të njohura
Mënyra e ruajtjes: Të ruhet në temperaturë të dhomës, mbrojtur nga drita dhe në paketimin origjinal.
Paketimi: 30 ml tretësirë bimore ujë/etanol.
Afati i përdorimit: 24 muaj nga data e prodhimit e shtypur në paketim.
Femisan A është shtuar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Serbisë në faqen 213, sipas nr 2128/2012 (2012/4/20). Opinioni ekspert dhe kategorizimi i Fakultetit të Farmacisë, Universiteti i Beogradit, është lëshuar nën Nr 1/78-12 simbolit 2011/4/11).Instituti i Shëndetit Publik "Dr Milani Jovanovic Batut" ka lëshuar një mendim ekspertësh për sigurinë nën nr 250 (2011/04/20).
Prodhon: HERBA BOTA D.O.O.